Ishin arratisur të tre në të njëjtin motor pasi kishin bërë një grabitje në një dyqan bizhuterish në periferi të Torinos, por aventura e tyre ka përfunduar keq.
Një hajdut shqiptar dhe dy italianë teksa ecnin me shpejtësi me motorin e vogël janë përplasur me një ishull trafiku duke u aksidentuar rëndë.
Motori është copëtuar i tëri nga forca e përplasjes, ndërsa tre grabitësit janë arrestuar nga policia, bëjnë të ditur agjencitë italiane online.
Aktualisht ata ndodhen në spital për t’u mjekuar nga plagët e marra, ndërkohë që malli i vjedhur është rekuperuar nga autoritetet.
Policia ka sekuestruar edhe dy pistoleta që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes dhe që sipas burimeve e kishin secila plumbin në tytë. /tch/kohaislame