6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gulenizmi merr goditje në Shqipëri: Lamtumirë “Mehmet Akif”!

Më të lexuarat

Qeveria mbyll kolegjin e njohur turk

Lëvizja Gulen në Shqipëri ka marrë një goditje së fundi, pasi me vendim qeverie është mbyllur një prej shkollave më me emër në vite në Tiranë, “Mehmet Akif Ersoy”.

Kjo shkollë apo ky kolegj, që për gati 30 vite ka qenë ndër ofertat më të forta të arsimit parauniversitar, nuk do ekzistojë më. Arsyet nuk jepen, përveç rekomandimeve se si duhet proceduar me nxënësit, për kalimin e tyre në shollat e tjera.

Ky zhvllim vjen në vazhdën e kërkesës së qeverisë turke ndaj asaj shqiptare për të mbyllur veprimtaritë që burojnë nga Gulenizmi, pasi që prej korrikut 2016-të, pas një tentative të dështuar për grush shteti, ia atribuon përgjegjësinë pikërisht organizatës së udhëhequr prej Fetullah Gulenit, një klerik i diskutueshëm me banim në SHBA. Sipas Ankarasë, grushtshteti u ideua dhe u organizua nga FETO.

Pos kësaj, grupimi Gulen ka nën drejtim dhe KMSH-në, i vetmi rasti ky ku kjo lëvizje udhëheq një institucion fetar.

Gulen dhe Erdogan ishin aelat dikur, por i ndau politika. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit