1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Grupet e njerëzve në bërjen e gjynaheve – Ibn Xheuzi

Më të lexuarat

Grupet e njerëzve në bërjen e gjynaheve

Kam menduar thellë rreth dhënies së dijetarëve pas epsheve të ndaluara dhe kam arritur në përfundim se ky veprim përafrohet në një gradë me kufrin (daljen nga feja), nëse nuk do të sqarohej se njerëzit kur kryejnë një vepër të ndaluar ndahen në dy grupe:

Disa prej tyre nuk kanë njohuri rreth veprës së ndaluar dhe si rrjedhojë janë të justifikuar.
Disa të tjerë kujtojnë se kjo vepër e ndaluar (sipas dispozitave Islame) është e papëlqyeshme (mekruh), dhe jo haram, dhe si rrjedhojë qëndrojnë pranë grupit të parë (të justifikohen), ku mund të themi se në këtë bashkësi mund të futet edhe Ademi (alejhi Selam).

Disa të tjerë e komentojnë gabim atë vepër të ndaluar, ashtu siç është thënë për Ademin (alejhi Selam) se ai u ndalua për të ngrënë nga një pemë e caktuar, por ai hëngri nga lloji i asaj peme dhe jo nga ajo pemë.

Disa të tjerë e dinë se vepra është e ndaluar, por triumfi i epshit e bën që ta harroj një gjë të tillë, pra, ajo që ai sheh e largon nga ajo që ai di. Për këtë arsye hajduti e harron prerje e dorës (sipas ligjeve të sheriatit) dhe humbet i tëri pas vjedhjes së mallit. Edhe kurvarit nuk i bie ndërmend për namin e keq dhe as për kufijt (hajdin, denimin me gurë ose me kamzhik – sipas ligjeve të sheriatit), sepse ajo që ai sheh, ia merr mendjen nga ajo që ai di.
Por ka edhe prej atyre që e njohin rrezikun dhe e kujtojnë atë, (vetëm se mashtrohen nga vetpërmbajtja dhe falja e Allahut).

Nuik ka dyshim se qëndresa (durimi ndaj gjynaheve) është më parësore për njeriun me mend. E si mund të jetë ndryshe, kur dihet se ky Mbreti I Urtë (Allahu) e pret (e denon) dorën për një çerek dinari, prishë ndërtesën e një trupi të gjykuar me goditjen me gurë (denon kurvarin), thjeshtë për një knaqësi një orshe (që njeriu vetmashtrohet në gjynahe) ? Ai (Allahu) të shfarros, të shpërfytyron dhe të mbyt (që do të thotë se Allahu e ka bërë një gjë të tillë me gjynahqarët, të cilët u mashtrun nga knaqësit e kësaj bote, kështu Allahu shfarosi Karunin me gjithë pasurin e tij, shpërfytyroj çifutet duke iu ndryshuar pamjen, dhe mbyti Faraonin).

Ibn Xheuzi – “Gjuetia e meditimeve”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit