Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “I mallkuar qoftë robi i dinarit, i mallkuar qoftë robi i dirhemit.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Do të vijë një kohë kur njerëzit nuk do t’ia vënë veshin mënyrës me të cilën e sigurojnë jetesën e tyre, qoftë ajo e lejuar (hallall) apo e ndaluar (haram).”
Ebu Hurejra transmeton nga i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) se ka thënë: “Zemra e një njeriu të moshuar mbetet e re në dashurinë për dy gjëra: dëshirën për jetë të gjatë dhe pasuri.”
Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Sikur biri i Ademit të kishte dy lugina me pasuri, do të dëshironte edhe një të tretë. Dhe stomaku i birit të Ademit nuk mbushet veçse me pluhur (të varrit). Por Allahu e pranon me mëshirë atë që pendohet.”