Maqedonia dhe Izraeli janë vende miq të cilat kanë një bashkëpunim të ngushtë. Ky është konstatim i përbashkët i Gruevskit dhe Netanjahut pas takimit. Edhe përskaj tentimeve të disa strukturave që me raste të montuara t`i prishin marrëdhëniet, dy vendet treguan se janë mike ndaj njëra tjetrës dhe se vazhdojnë që të bashkëpunojnë në të gjitha sferat, transmeton zhurnal.mk
Gruevski “ja puthë” Benjamin Netanjahut dorën
Më të lexuarat
Kryeministri maqedonas u prit si mik. Netanjahu iu drejtua Gruevskit me Nikolla në pres konferencë që e shprehu afërsinë dhe besimin të cilën e kanë ndaj njëri-tjetrit dhe e cila po i reflekton marrëdhëniet midis vendeve.
Izraeli i vlerësoi lartë aktivitetet e Gruevskit për shtetin hebre, përmendoren e Holokaustit në Shkup, e cila është njëra prej katër të tillave në botë, fondin dhe restituimin e pronarëve të hebrenjve të cilët nuk kanë trashëgimtar, janë projektet që po realizohen nën dirigjimin e Gruevskit.
Netanjahu nuk harroi në deklaratën e tij ta përmend bashkëpunimin në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, sferë e cila nga disa struktura u tentua që të prishet përmes veprimtarisë së Zaevit, dhe kjo deklaratë e Netanjahut është porosi deri te të gjithë ato se me Maqedoninë kanë një bashkëpunim të fuqishëm.