17.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Temperaturat e ulta vënë në rezik jetën e emigrantëve në Gjevgjeli

Më të lexuarat

Temperaturat në Gjevgjeli në orët e vona të natës kanë afruar në 0 gradë. Në kampin e qytetit pamja është dramatike. Një nga një të strukur në grupe të vogla emigrantët janë të mbështjellur me batanije, para se të fillojnë të udhëtojnë drejt perendimit.

E vetmja alternativë për ngrohje janë ngrohëset me gaz që janë vendosur në disa shatore, edhe pse organizatat e huaja dhe të vendit kanë ndihmuar me të madhe, kampin e kanë vizituar edhe avokati i popullit por edhe obdusman nga vende të ndryshme, gjendja është e pandryshueshme.

‘’Ftohtë është për të gjithë, janë të sëmurë, të paushqyer, të pa veshur, kemi këtu edhe volonter, activist e mjek, polic e ushtarë. Autoritetet janë befasuar nga ftohti i dimrit. Në pyetje është se deri kur do mbarojë gjumi dimërorë’’, ka theksuar aktivisti Rexhepi i cili qëndron për të ndihmuar emigrantët në kufi me Greqinë.

‘’Njerëzit mundohen të ndihmojnë, bashkë me ta edhe organizatat joqeveritare dhe personeli i kampit por gjithcka varet nga kushtet. Ka mungesë të batanijeve dhe gjësendeve të ngrohta’’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit