3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

GROENLANDË-REGJISTROHEN SHKRIRJE MASIVE TË AKUJVE

Më të lexuarat

Shtresa e madhe e akullit të Groenlandës u dobësua në përmasa të paprecedente vetëm në tetë ditët e fundit.

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore e SHBA-ve (NASA) thotë se shkrirja ka prekur 97 për qind të sipërfaqes së mbuluar me akull të Groenlandës, më shumë se dyfishi i shkrirjes normale, që përfshin jo më shumë se 40 për qind të sipërfaqes totale të ishullit të akullt.

Thuajse gjysma e akujve të Groenlandës preken nga shkrirja në 3 muajt e stinës së ngrohtë të verës, por me ardhjen e vjeshtës rikthehet normaliteti. Megjithatë ajo që shkencëtarët dhe studiuesit e quajnë si një fenomen të jashtëzakonshëm, është prekja e thuajse të gjithë territorit të ishullit nga shkrirja në vetëm 8 ditë.

Shkencëtarët e shpjegojnë këtë me kalimin e një rryme të ngrohtë ajrore mbi Groenlandë, ndonëse shumë prej tyre mbeten skeptikë për këtë, duke thënë se sërish shkrirja në 8 ditë nuk duhet të ishte në përmasa të tilla.

“Kur vërejmë shkrirje të akullit në zona që nuk janë parë ndonjëherë, të paktën në 30 vjet vëzhgim me satelit të Groenlandës, vetvetiu lind pyetja; çfarë po ndodh?”, deklaron Velid Abdalati, shkencëtar i NASA-s.

Shkrirjet masive në Groenlandë mendohet se ndodhin një herë në 150 vjet, ndërsa e fundit është regjistruar në vitin 1889.

NASA thotë se nuk është në gjendje të përcaktojë nëse kjo shkrirje masive e akujve të Groenlandës ka ndodhur edhe më parë, apo është pasojë e ngrohjes globale.

Javën e kaluar nga Akullnaja Peterman në veri të Groenlandës u shkëput një pjesë e akullt me sipërfaqe rreth 120 km katrorë.

Shkencëtarët edhe më parë kanë bërë shumë paralajmërime në lidhje me Groenlandën, akujt e të cilës po shkrihen dhe dobësohen me shpejtësi për shkak të ngrohjes globale.kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit