SHBA: DAMASKUT AS TË MOS I SHKOJË NDËRMED PËRDORIMI I ARMËVE KIMIKE

0
41

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe Departamenti i Mbrojtjes kërkoi që regjimi i Esadit në Siri t’i shmanget një gabimi tragjik të tillë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Sirinë që të mos përdorë armë kimike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme siriane, Xhihad Makdisi kishte deklaruar se nuk do të hezitonin në përdorimin e armëve kimike, në rast se do të kishte një ndërhyrje të jashtme. Reagimi i SHBA-ve ndaj këtij qëndrimi të Sirisë nuk vonoi aspak.

Presidenti amerikan, Barak Obama kërkoi që regjimi i Esadit në Siri t’i shmanget një gabimi tragjik të tillë. “Nëse Siria përdorë armë kimike, përgjegjës për këtë do të konsiderohet drejtpërsëdrejti lideri sirian, Beshar El-Esad. Sytë e gjithë botës janë kthyer mbi ju. Shmanguni nga një gabim i tillë tragjik”, tha Obama.

Një paralajmërim i ngjashëm me këtë erdhi edhe nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Xhorxh Litëll. “Damaskut as që duhet t’i shkojë nëpër mendje përdorimi i armëve kimike”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Kurse në një artikull të publikuar nga e përditshmja izraelite “Haaretz”, u hodh pretendimi se Presidenti i Sirisë, Beshar Esad i ka dërguar armët kimike në disa zona të sigurta, në mënyrë që ato të mos bien në dorë të kryengritësve.

Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, Siria zotëron stokun e katërt më të madh në botë të armëve kimike. Megjithëse nuk ekzistojnë informacione të sakta lidhur me inventarin e armëve kimike të Sirisë, besohet se gjatë viteve të fundit janë rinovuar tre impiante prodhimi në qytezën As-Safir, shumë pranë Halepit.

Po ashtu, mendohet që në funksion prej vitit 1990 janë edhe komplekset kimike në qytetet Humus dhe Hama, bastione të opozitarëve sirianë.

Ekspertët supozojnë që ushtria e rregull e Sirisë zotëron stoqe të gazrave helmuese dhe shkatërruese të sistemit nervor të njeriut.kohaislame