16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kosovë-Shqipëri, marrëdhënie pa pengesa!

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti të mërkurën në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, e cila e falenderoi për angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Shqipërisë për Kosovën, për lobimin për njohjet nga shtetet e tjera dhe për përfaqësimin e shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Jahjaga tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet të punojnë vazhdimisht për bashkëpunim të gjithanshëm, që është në interes të qytetarëve dhe të përparimit dhe zhvillimit ekonomik, por gjithsesi edhe kulturor dhe arsimor.

Presidentja Jahjaga theksoi se të dyja vendet duhet të arrijnë marrëveshjet që do të ndihmojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe të dyja shtetet duhet të jenë shembull për gjithë rajonin. Ajo tha se synim i BE-së është komunikimi i lirshëm dhe ndërtimi i politikave që mundojnë zhvillimin e përgjithshëm, duke shfrytëzuar të gjitha resurset natyrore dhe kapacitet njerëzore.

Jahjaga tha po ashtu se të dyja vendet duhet të zhvillojnë marrëdhënie në të gjitha fushat pa asnjë pengesë, sepse vetëm kështu politikat do të jenë në shërbim të popullit dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Ndërsa Panariti e vlerësoi lart mikpritjen në Republikën e Kosovës. Edhe ai tha se të dyja vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në të gjitha fushat dhe ato duhet të arrijnë në numër marrëveshjesh që janë në interes të të dyja vendeve dhe të zhvillimit në gjithë rajonin.

Ministri Panariti tha se Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e Republikës së Kosovës në çdo proces dhe në veçanti në procesin e integrimit evropian dhe do të jetë një avokate e fuqishme e saj në botë dhe në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të saj. Ai tha se pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës duhet të shtrihet në gjithë territorin e saj.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit