4.5 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

Google mbledh stafin pas urdhrit të Trumpit

Më të lexuarat

Google ka kthyer në Amerikë stafin që udhëton shpesh nëpër botë, pasi Presidenti Trump ka kufizuar hyrjen për shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane.

Presidenti Trump, refugjatëve sirianë ua ka ndaluar hyrjen deri në ndonjë njoftim të ardhshëm. Ndërsa vizat për shtetasit e gjashtë shteteve, duke përfshirë Iranin, Irakun nuk do të lëshohen për gjatë tre muajve të ardhshëm, transmeton koha.net.

Google ka thënë për BBC se është shumë e shqetësuar rreth këtij urdhri dhe kanë thënë se këto masa mund të bllokojnë talent të mëdhenjtë nga SHBA.

Sipas BBC, urdhri i Trump do të thotë se mijëra qytetarë nga Iraku, Irani, Siria, Yemeni, Sudani, Somalia e Libia nuk do t’u lejohet të fluturojnë drejt SHBA-së, edhe në qoftë se ata kanë “Green Card” (lejen për qëndrim të përhershëm).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit