11.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Gjykatësja njujorkeze sfidon Trumpin, ndalon dëbimin e emigrantëve

Më të lexuarat

Një gjykatëse federale në New York ka lëshuar një urdhër emergjent, duke ngrirë përkohësisht dëbimin e udhëtarëve apo emigrantëve të cilët kanë ardhur në SHBA me viza të vlefshme nga shtatë vendet me shumicë myslimane, pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump.

Ndërkohë që mijëra njerëz iu bashkuan demonstratave në aeroporte në të gjithë Amerikën për të protestuar kundër ndalimit të emigracionin, një gjyqtare urdhëroi ngrirjen e këtij vendimi dhe avokatët thanë se veprimet e presidentit ishin jo-kushtetuese.

“Mendoj se qeveria nuk ka pasur mundësi për ta menduar këtë në mënyrë të plotë”, ka thënë gjykatësja Ann Donnelly nga një gjykatë në Brooklyn, duke urdhëruar qeverinë që të sigurojë një listë të emrave për njerëzit e prekur.

Vendimi, ndërkaq, është i vlefshëm vetëm për ata udhëtarë që kanë qenë në SHBA pas hyrjes në fuqi të urdhrit të lëshuar nga presidenti.

Donnelly ka lëshuar aktvendimin pasi Bashkimi Amerikan i Lirive Civile (ACLU) ka paraqitur një sfidë ligjore në emër të dy emigrantëve Irakut, Hamid Khalid Darweesh dhe Sameer Abdulkhaleq Alshawi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit