14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

LeEco X10, me katër kamera

Më të lexuarat

Në nëntor të vitit të kaluar, autoriteti rregullativ kinez TENAA ka certifikuar smartfonin e ri të kompanisë së njohur kineze LeEco, Le X850, i cili ka dalë për shitje edhe pse ende nuk është lansuar. Ndërsa tani, smartfoni i ngjashëm me Le X850 është shfaqur në uebfaqen e njohur GFXBench.

Numri i modelit të këtij smartfoni thuhet të jetë X85x dhe “x” i dytë duhet të jetë në vend të “0”, por GFXBench atë e quan X10, transmeton Koha.net. Ka disa dallime të vogla ndërmjet këtyre dy modele sa i përket specifikave që i ka zbuluar TENAA për X850 dhe GFXBench për X10 ose X85x.

Autoriteti rregullativ kinez thotë se Le X850 do të vijë me ekran 5.7-inç QHD, procesor Snapdragon 821, 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme, si dhe kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë.

GFXBench për X10 thotë se do të vijë me ekran 5.5-inç QHD, procesor Snapdragon 820, 4 ose 6 gigabajt RAM memorie dhe 32 ose 64 gigabajt memorie të brendshme, kamerën e pasme prej 12 + 12 megapikselë e cila mund të incizojë video në rezolucion prej 4K, dhe kamerën e përparme prej 16 + 16 megapikselë. Katër sensorë të kamerës në një pajisje përfundimisht do të jetë risia më e mirë për këtë vit.

Ende nuk është zbuluar se kur do të lansohet LeEco X850 / X10 ose X85x, por ndoshta mund të ndodh së shpejti. Ndoshta kompania LeEco po pret që këta dy smartfon të rinj t’i lansojë në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), i cili pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit