1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Godet Fjolla Spanca…

Më të lexuarat

E thene keshtu ne vija te trasha:

“50 shades of Gray” vec -love story- nuk eshte, madje s’ka as edhe nje vlere artistike, ne perjashtim te fantazise se shfrenume. Mbi te gjitha, eshte nje cope tregimi qe gruan rroket me nxjerre si qenie te erret, me nevoja te papermbajtuna dhe lehtesisht te rrembyeme prej materializmit. Ne fakt, shoqnite tona konsumatore se kane fort te veshtire me pertyp idene e ‘shit-blerjes’ ne kuader te normalitetit te deformum.

Tuj jetu ne kohe kur perdhunimi, vrasja, maltretimi e dhuna jane te natyrshme zor se arrijm me pa vijen e holle qe e ndane te miren prej te keqes. Keshtu, Grey si maniak i kontrollit ka ‘mundesine dhe aftesine’ me zotnu krejt cfare egoja e tij synon … Ne anen tjeter Ana, nje e sapodiplomume, e cilter dhe kureshtare pasqyrohet si grua me kapacitete te cuditshme qe nenshtrohet fill, dhe nuk i reziston dinastise se hijeve te Greyt.

Me a pa vetedije, autorja e librit nxit pershtypjen se burrat jane mbisundues, kontrollues, posedues dhe te pathyeshem. Ndersa grate e shkreta; te brishta, te pambrojtuna, te pafuqishme, djallezore dhe te pangopuna.

Biles, libri ne vazhdimesi vizaton imazhin lakuriq te Anes kurse privatesia e Greyt ngelet e paprekun. Kjo, si shkak i pamundesise per te kontrollu ndjenjat a nevojat (gruaja) dhe fuqise (mashkullore) per te mbikontrolluar situatat.

Kulmi: imagjinata rreshqet deri aty sa libri i justifikon crregullimet hormonale te Grey, gjasme prej asaj qe ai kaloi sa ishte femije.

Mire qe bota ‘mberrijti me kuptu’ se sa e sa sherre vijne prej familjeve te pakonsolidume e prej problemeve si droga, alkooli e prostitucione (vese keto te nanes se Grey) ama eshte e papranueshem logjika e autores, ne mos ofenduese kur perpiqet te trajtoj me natyrshmeri modelin e praktikave te komunitetit BDSM.

Gjithsesi hala po habitem se qysh; 500 mije Hijet qe dalin perdite neper libra/emisione/kange etjetjet- nuk i kane hap syte e grave qe pervec burrave ato keqtrajtohen/ poshtrohen prej shoqeve e mbi te gjitha prej veteve te tyne; pranojn cdo situate, pa reaguar qofte edhe nepermjet reflektimit. Jemi bo pre e politikave te shemtuara, tu i vnu perde syve e mendjes!

p.s. Mundesisht shtoni ankesat per mungesen e skenave intime te filmi, mbasi hala s’keni respekt per trupin & dinjitetin femenor!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit