-1.6 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

Globoder: TIKA nuk ka hequr fotografinë e Skënderbeut

Më të lexuarat

Me qëllim jo të keq në klasat ku ka përfunduar rikonstruktimi është vendosur orë që mban emblemën e agjencisë TIKA, e cila ishte mungesë e klasave, por jo në vend të fotografisë së Skënderbeut

PRISHTINË (AA) – Zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, Agnesa Globoder, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) shpjegoi se pretendimet që në shkollën e tyre janë hequr fotografitë e Skënderbeut dhe janë vendosur flamujt turk, nuk janë të vërteta. Ajo bëri të ditur se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka rikonstruktuar 9 klasa në këtë shkollë, e cila është një shkollë e vjetër dhe se klasat pas rikonstruktimit duken shumë më bukur.

“Shkolla është duke u lyer dhe duke u pastruar ende, tani kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor. Kur të përfundojnë këto punime të gjithë fotografitë që ishin do të kthehen në vendet e tyre. TIKA ka rikonstruktuar pesë klasa në gjuhën shqipe dhe katër në gjuhën turke”, u shpreh Globoder.

Globoder në vijim theksoi se pas gjithë këtyre punëve dhe angazhimeve, nuk duhej të përhapeshin thënie të tilla. Siç tha ajo, me qëllim jo të keq në klasat ku ka përfunduar rikonstruktimi është vendosur orë që mban emblemën e agjencisë TIKA, e cila ishte mungesë e klasave, por jo në vend të fotografisë së Skënderbeut.

Sa i përket heqjes së fotografisë së Skënderbeut siç thuhet në disa media vendase, Globoder u shpreh se gjatë gjithë renovimeve apo pastrimeve që bëhen, objektet që ndodhen nëpër mure hiqen. Ajo shtoi se kjo është një gjë normale e që nuk ka të bëjë me agjencinë në fjalë, dhe se nuk ka ndonjë zhvendosje që në vend të fotografisë së Skënderbeut do të vendosej flamuri turk.

Zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore “Elena Gjika” bëri të ditur se secila organizatë apo kompani që ka bërë punime rikonstruktimi apo ka kontribuar për objektin shkollor kanë vendosur emblemat e tyre.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit