17.5 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Serbo sllavët krenohen me Kishën Ortodokse, kurse ne…?

Më të lexuarat

Njihe dhe krenohu me vetveten!

Serbo-sllavët kanë mishëruar nacionalizmin dhe indentitetin e tyre kombëtar mbi baza të frymëzimit dhe misionit të Kishës ortodokse, të cilës edhe i përkasin. Madje, edhe e kanë përvetësuar atë me emrin “Kisha serbe”, me qëllim të uzurpimit të tokës shqiptare në Kosovë, e gjetiu.
Ndërsa, dikush tek ne, ende heziton të publikojë identitetin e vet fetar-Islam, e lëre më të krenohet me të. Poashtu, ekzistojnë edhe të atillë që e mohojnë në tërësi atë, edhe pse janë numerikisht pak. Sipas konceptit të tyre, kjo ndodh për shkak të ndjenjes së inferioritetit dhe turpit të mundshëm personal, familjar ose kombëtar, nëse e shprehin apo pranojnë atë. Kjo rezulton si shkak i mosnjohjes së Islamit dhe rolit tij vendimtar tek populli ynë.
Në realitet, Xhamia dhe misioni i saj ndër shekuj, ishte dhe mbetet pjesë esenciale e identitetit të kombit tonë. Ky identitet i mirëfilltë Islam, veçsa na mishëron edhe më shumë me atdhedashurinë dhe me vlerat kombëtare të shëndosha. Hoxhë Ymer Prizreni, Hafiz Ali Korça, Mulla Idriz Gjilani, e shumë e shumë të tjerë, janë argumenti më i mirë i kësaj të vërtete.
Zoti i Madhërishëm na nderoi kur tha: “Mos u ligështoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht), sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë (të sinqertë)” (Ali Imran, 139)
Nëse e njohim këtë të vërtetë, kemi njohur si duhet vetveten, dhe të ardhmen tonë. Krenohu me të!

(Adnan Simnica)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit