1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gjykimi në lidhje me vendosjen e thikës apo hajmalisë tek fëmijët për t’i mbrojtur ata?

Më të lexuarat

Pyetje: “Kam parë disa njerëz të cilët vënë një thikë tek fëmijët e tyre të vegjël, dhe thonë: ‘Kjo bëhet në mënyrë që mos të preket nga xhinët.’ A është ky zakon i lejuar?”

Përgjigje: “Ky është një akt i dënueshëm dhe nuk ka asnjë burim të shëndoshë që e lejon një gjë të tillë. Prandaj, nuk është e lejuar për të bërë një gjë të tillë. Çfarë është e pëlqyeshme ligjërisht, është që të kërkojmë mbrojtje nga Allahu me du’a të caktuara nga çdo e keqe dhe nga çdo bela, siç është konfirmuar nga Profeti صلى الله عليه وسلم. Ai kërkonte mbrojtje me ato du’a për nipërit e tij Hasanin e Huseinin, bijtë e Aliut رضي الله عنهم. Është e lejuar që të bëjmë du’a për ta (fëmijët) duke lutur Allahun që t’i mbrojë nga çdo e keqe. E sa i përket vendosjes së thikës apo diçkaje tjetër siç është vendosja e një cope të drurit, hekurit ose substancave të tjera, duke qenë i bindur se diçka e tillë do ta mbrojë atë nga xhinët, kjo është një praktikë e keqe që nuk është e lejuar në Islam. I ngjashëm është edhe gjykimi në lidhje me varjen apo bartjen e hajmalisë. Kjo nuk është e lejuar sepse Profeti صلى الله عليه وسلم ka thënë:

من تعلق تميمة فلا أتم الله له

“Kush varë hajmali, Allahu mos ia plotësoftë atë për të cilën e ka varur.”

Në një transmetim tjetër Profeti صلى الله عليه وسلم ka thënë:

من علق تميمة فقد أشرك

“Kushdo që varë hajmali, veçse ka bërë shirk.”

Allahu ua mundësoftë të gjithë myslimanëve që ta kuptojnë ashtu siç duhet fenë e tyre dhe i bëftë ata të fortë në të!”

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (vdiq. 1420)
Nurimi: “Fetaua el-Mar’ah”
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit