20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Gjuha shqipe dhe xhamia

Më të lexuarat

Të nderuar organizatorë, e nderuara shoqata Rilindja,

Të nderuar bashkëkombasë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia,

Vëllezër dhe motra!

Në saje të simpoziumit me temën: “Gjuha Shqipe- sfidat rreth zhvillimit dhe përdorimit të saj në mërgatë” unë do të përpiqem të hedh dritë nga një anë e cila edhe historikisht ka dhënë përpjekjet e saja në këtë drejtim, përkatësisht me titullin: “Gjuha shqipe dhe xhamia”.

Allahu i lartmadhërishëm në Kuran na kujton peshën fisnike që ka kombi e pastaj edhe bashkëjetesa me popujt tjerë, duke na thënë: “Ne ju kemi bërë popuj e fise që të njiheni mes vete”, por, për tu njohur me popujt dhe kombet tjera e kemi detyrim ta ruajmë dhe zhvillojmë elementin kryesor të kombit, gjuhën, në mënyrë që të kemi identitetin tonë të qartë dhe pastaj me krenari të njoftohemi dhe të bashkëjetojmë me popuj tjerë.

Jam hoxhë dhe jo historian prandaj nuk do të trajtoj në paraqitjen time këtu gjëra nga historia, por është interesant të përmendet ndërlidhja e ngushtë e fesë islame me shqiptarinë, aq sa edhe fjalën komb, supozohet që rilindasit tanë e përshtatën nga arabishtja, kaum që domethënë popull. Nëse vërejmë gjuhët tjera, qofshin të fqinjëve apo të të tjerëve më të largët, do të shohim se fjala komb është unike dhe nuk i përngjan fjalës përkatëse në asnjë gjuhë tjetër, përveçse në arabisht.

Gjuha shqipe dhe xhamia.

Është temë e gjerë dhe komplekse por, në pajtim me temën e simpoziumit, do të flas diçka për realitetin e kësaj në mërgatë në përgjithësi dhe pak rreth përvojës personale në veçanti.

Xhamitë në mërgatën shqiptare funksionojnë në kuadër të shoqatave kulturore dhe duke pasur parasysh natyrën e shoqatave dhe nivelin arsimor të themeluesve nuk është se pritjet mund të jenë të mëdha nga një xhami, por megjithatë, shkathtësia e imamëve nëpër këto lokale që funksionojnë si xhamia dha kontribute shembullore në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe atë jo vetëm te gjeneratat e reja por edhe tek ato mesatare dhe të vjetra.

Fëmijët që ndjekin mësimet fetare në xhami, në shumicën dërrmuese të rasteve materialin mësimor e kanë të përgatitur në gjuhën shqipe, materiale që janë lekturuar dhe korrektuar nga gjuhëtarë profesionistë të shqipes tonë të ëmbël.

Nga xhamia u bëhet thirrje publike prindërve të fëmijëve që është përgjegësi edhe fetare islame që të bëjnë çmos për t’ua mundësuar fëmijëve të tyre të ndjekin mësimet e gjuhës shqipe që i mundëson shteti austriak. Me gjithë orarit të vështirë që i ndahet kësaj lënde, Austria meriton mirënjohje dhe falënderim të veçantë për këtë mundësi.

90% e ligjërimeve në xhami realizohen në gjuhën e pastër shqipe letrare, madje edhe shpjegimet për të mësuar leximin e Kuranit në arabisht, gjë që është adhurim në vete, bëhen në gjuhën shqipe. Krejt këto kanë ndikim të dukshëm në zhvillimin dhe ruajtjen e gjuhës tonë shqipe ndër frekuentuesit e xhamisë.

Personalisht, këtu në Austri, kam pasur rast të njoftoj disa shqiptarë me të cilët e kisha vështirë të merremi vesh shqip sepse nuk dinin përveçse pak, atëherë i nxitja duke u thënë “ejani më shpesh në xhami që unë ta mësoj gjermanishten prej jush”, ashtu që takoheshim gati çdo ditë, ishin të rregullt në ligjëratat e mia, dhe sot, mund të them se disa nga ata e përvetësuan shqipen shumë bukur dhe lexojnë e kuptojnë libra shqip kurse unë ende vazhdoj të kem probleme me gjermanishten.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe na mundësoftë çdo të mirë!

Ju falemnderit!

Omer Berisha

(hoxhë dhe përkthyes nga arabishtja në shqip)

https://www.facebook.com/RilindjaAustria/videos/303908736752061/

https://www.facebook.com/RilindjaAustria/videos/303908736752061/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit