Që prej krijimit pothuajse njeriu e mendon ose ëndërron mbi një udhëtim për tek yjet, por kjo nuk është e lehtë.
Një anijeje kozmike që të mposhtë forcën tërheqëse të Tokës i duhet të fluturojë me të paktën një shpejtësi prej 11 kilometrash në sekondë. Kjo është arrirë tashmë.
Por kjo shpejtësi është tepër e vogël për largësitë e papërfytyrueshme të Gjithësisë; nëse njeriu do të kishte madhësinë e një atomi dhe Toka jonë të një qershie (me një diametër prej 1,3 cm), atëherë deri në planetin Mars do të ishin 230 metra, për tek Plutoni i cili do të kishte madhësinë e një kokrre piperi do të ishin 6 kilometra. Dhe deri tek qendra e Udhës sonë Qumështore do të ishin 280 kilometra të pakapërcyeshme.
Edhe sikur anije kozmike të fluturonte me një shpejtësi pranë asaj të dritës prej 300 000 kilometrash në sekondë, një astronauti do t””i duheshin 13 vjet për të shkuar tek ylli më pranë nesh Proxima Centauri e kthyer.
Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Marre nga:RruzulliNet