Qeveria Federale në Gjermani ka vendosur masa tejet të ashpra për ta parandaluar një valë të re të pandemisë COVID-19.
Këto masa do të vlejnë vetëm për katër ditë.
Prej 1 deri me 5 prill jeta publike, ekonomia dhe jeta private do të mbyllet tërësisht.
Sipas raportimeve të mediave gjermane masat janë vendosur në javën e Pashkëve duke tentuar kështu që të shmangen kontaktet mes njerëzve si parandalesë e rritjes së shifrave me COVID-19.
Rregullat anti-COVID që ishin në fuqi vlejnë deri më datën 18 prill.
Shteti gjerman ka vendosur që të shtunën të funksionojë tregu, ndërsa në katër ditët e ardhshme të mosfunksionojë asgjë.
Sipas rregullave të reja gastronomia do të jetë tërësisht e mbyllur, ashtu edhe objektet fetare.
Vetëm qendrat e vaksinimit dhe testimit duhet të qëndrojnë të hapura.
Udhëtimet poashtu në shtete të tjera janë anuluar.