5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gjermania regjistron suficit prej 16.7 miliardë euro në tregtinë e jashtme

Më të lexuarat

Eksportet e vendit u rritën me 5 për qind në mars ndërsa importet shënuan rënie me 5.5 për qind në bazë vjetore

Bilanci i tregtisë së jashtme të Gjermanisë shënoi suficit prej 16.7 miliardë euro (18.5 miliardë dollarë) në mars, njoftoi sot Byroja Federale e Statistikave Destatis, transmeton Anadolu.

Eksportet e vendit arritën në 129.7 miliardë euro në mars, me një rritje prej 5 për qind në bazë vjetore, ndërsa importet ishin 113 miliardë euro, me një rënie prej 5.5 për qind në bazë vjetore.

Në bazë mujore, si eksportet ashtu edhe importet shënuan rënie me 5.2 për qind, përkatësisht 6.4 për qind. Eksportet e Gjermanisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në mars ishin 69.3 miliardë euro ndërsa importet nga këto vende arritën në 60 miliardë euro.

Eksportet e saj drejt vendeve jo anëtare të BE-së arritën në 60.4 miliardë euro ndërsa importet nga këto vende ishin 53 miliardë dollarë.

Eksportet e Gjermanisë drejt Rusisë arritën në 900 milionë euro në mars, me një rritje prej 3.9 për qind krahasuar me marsin 2022 ndërsa importet nga Rusia ranë 92.6 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit