0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjermania godet mashtrimin e madh nga Ballkani

Më të lexuarat

Si fluturuan 10 milion euro me telefonata nga Serbia, Kosova Bosnja dhe Libani

Autoritetet në Gjermani, me ndihmën e Europol-it, shkatërruan zinxhirin më të madh të mashtrimit deri më tani përmes qendrave të thirrjeve të vendosura në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Liban.

 “Autoritetet hetuese në Baden-Wuerttemberg arritën të zbulojnë deri më sot rastin më të madh të mashtrimit përmes qendrave të thirrjeve(call center-ave) në Evropë”, tha ministri i Brendshëm i shtetit federal të Baden-Wuerttemberg, Thomas Strobl.

Sipas informacioneve të tij, autoritetet hetuese gjermane, me ndihmën e Europol-it dhe forcave lokale të policisë, kanë kryer kontrolle në 12 qendra telefonike në Serbi, Bosnjë, Kosovë dhe Liban më 18 prill dhe kanë arrestuar 20 persona.

Një nga qendrat e thirrjeve ishte e vendosur në Novi Pazar të Serbisë.

Siç është raportuar, punonjësit e qendrës së thirrjeve kanë telefonuar njerëz në Gjermani që paraqiteshin si të afërm, anëtarë të shërbimeve qeveritare apo qendrave financiare dhe u zhvatën para viktimave duke përdorur metoda të ndryshme.

Kriminelët kërkonin para nga viktimat me pretekstin e nxjerrjes së një familjari nga telashet ose kërcënuan me dënime për veprat e dyshuara të kryera nga viktimat.

Më shumë se një milion telefonata

Mashtrimet u zbuluan pasi një punonjës i një banke vuri re se një klient dëshironte të transferonte 100 mijë euro në një llogari të panjohur jashtë vendit.

Nga dhjetori, hetuesit kanë regjistruar mbi një milion telefonata, ndërsa në 6000 raste ka pasur mashtrime, duke shkaktuar dëme mbi 10 milionë euro.

“Këto akte kriminale janë veçanërisht të ndyra dhe të pamëshirshme, sepse luajnë me frikën dhe gjendjen e vështirë të njerëzve”, tha Strobl dhe njoftoi se autoritetet do të veprojnë kundër autorëve “me të gjitha mjetet” në dispozicion të shtetit të së drejtës.

Në Gjermani zbulohen rregullisht raste të mashtrimit përmes telefonit dhe viktimat janë kryesisht të moshuar ose me origjinë migrante. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit