0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gjermania do të japë një hua me vlerë 100 mln euro për zhvillimin e sistemit elektroenergjitik në Shqipëri

Më të lexuarat

Banka Gjermane për Zhvillim do të japë 100 milionë euro për zhvillimin e sistemit elektroenergjitik. Marrëveshja e huasë është nënshkruar këtë të martë në Ministrinë e Financave.

Sistemi elektroenergjitik do të reformohet dhe fuqizohet më tej, pasi një hua me vlerë 100 milionë euro sapo është firmosur mes qeverisë dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

“Qeveria ka marrë zotimin që të vijojë punën prej disa vitesh  tashmë, një punë e cila ka disa rezultate konkrete, duke bërë realitet të plotë funksionimin e Bursës së Energjisë apo ndryshe APEX dhe hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë, së bashku me krijimin e një tregu konkurrues të energjisë”, tha Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Nga ana tjetër, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, tha se Gjermania është një ndër aleatët kryesorë për të mbështetur vendin tonë.

 “Qeveria gjermane mbështet reformën e transformimit të tregut të energjisë në Shqipëri, që është një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, pasi synohet të krijohet një treg transparent që do nxisë rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe do të lehtësojë investimet e sektorit privat në tregun e energjisë”, tha  Peter Zingraf.

Huaja me terma të butë prej 100 milionë euro ka një maturim prej 12 vjet, duke përfshirë periudhën prej 3 vitesh pa pagesë principali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit