17.7 C
Pristina
E enjte, 29 Korrik, 2021

Në Maqedoni janë ndërtuar 2.335 banesa gjatë vitit 2020

Më të lexuarat

Kompanitë ndërtimore vitin e kaluar kanë punuar në 2.385 objekte, ndërsa kanë përfunduar gjithsej 2.335 banesa në hapësirë prej 152.825 metra katror.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, gjatë vitit 2020, vlera që kanë ndërtuar subjektet juridike që merren me ndërtimtari është 32.718.450 denarë.

Më së shumti është ndërtuar në Shkup, më pas në jug-perëndim dhe në rajonin e Pellagonisë, ndërsa mesatarja e banesave të ndërtuar kap 65.5 m2.

Gjatë vitit të kaluar individualisht janë ndërtuar 1.617 banesa dhe ka pasur 1.742 banesa me 220.282 m2, ndërsa pronarët individual kanë ndërtuar punë ndërtimore në vlerë prej 7.740.488 mijë denarëve.

Më së shtumi është ndërtuar në rajonin e Pollogut, në Shkup dhe në jug-perëndim./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit