2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024


Gjermani: një musliman shembullor çon në gjyq një gazetar idiot

Më të lexuarat

Rasti me Rudigerin dhe ish-kryeredaktorin e Bild-it

Futbollisti i Real Madridit dhe i përfaqësueses gjermane, Antonio Rudiger, si dhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ngritën një kallëzim penal kundër gazetarit gjerman Julian Reichelt, i cili e lidhi postimin e futbollistit për Ramazan në rrjetet sociale me organizatën terroriste ISIS, raporton Anadolu.

Rudiger dhe DFB nisën procedurat ligjore kundër Julian Reichelt, ish-drejtor i gazetës Bild, i cili akuzoi futbollistin gjerman se i referohej terroristëve që përdorën një gjest të ngjashëm me dorë për të festuar vrasjet që ata kryen.

Në llogarinë e tij në Instagram, Rudiger ka postuar një foto të tij në stol me gishtin tregues të ngritur drejt qiellit, gjë që tregon pohimin bazë në Islam, atë se Zoti është një dhe i vetëm. Dhe ky gjest ndodh të bëhet dhe nga jomuslimanë në raste të veçanta, të cilët paçka llojit apo nivelit të besimit, pohojnë të qënit e një Zoti të vetëm si Krijues.

Gëzuar Ramazanin për të gjithë botën muslimane. Zoti na pranoftë agjërimin dhe lutjet“, shkroi Rudiger me foton.

Por gazetari në fjalë, duke mos mundur të bëj diferencën, ose qëllimisht duke mos e bërë diferencën mes një besimi dhe akteve të lloj lloj të çmendurve në këtë botë, për më tepër si krijesa të dyshimta konspirative, siç është ISIS, i kanë rënë shkurt në gjykimin e tij, idiotikisht, duke njesuar gjestin e futbollistit me atë të ISIS-ve palaço.

Ministria e Brendshme gjermane tha se lëvizja duhet kuptuar si një simbol fetar dhe se nuk duhet të përbëjë problem përsa i përket sigurisë publike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit