4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjermani, kandidati sirian për deputet tërheq kandidaturën për shkak të kërcënimeve racist

Më të lexuarat

Kandidati për deputet i Partisë së Gjelbër në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 26 shtator në Gjermani, refugjati sirian Tarek Alaows është tërhequr nga kandidimi i tij për shkak të kërcënimeve raciste, transmeton Anadolu Agency (AA).
Alaows 31-vjeçar i cili shpëtoi nga lufta civile në Siri dhe u vendos në Dortmund të Gjermanisë në një deklaratë tha se arsyeja më e rëndësishme për tërheqjen e tij nga kandidatura ishin kërcënimet raciste ndaj tij dhe rrethit të tij.

Ai tha se interesi i madh publik i treguar për kandidaturën e tij ka treguar se çfarë mund të arrijnë refugjatët.

Alaows thekson se racizmi me të cilin u përball gjatë procesit të kandidimit të tij arriti dimensione të frikshme dhe tha se kishte nevojë për struktura të forta kundër racizmit.

Alaows, i cili më herët ka studiuar juridikun në Siri në një deklaratë në muajin shkurt tha se ai do të jetë kandidat i Partisë së Gjelbër nga shteti i Nordrhein Westfalen (KRV) në zgjedhjet federale. Ai tha se dëshironte të ishte zëri i qindra mijëra njerëzve që u larguan nga Siria dhe u vendosën në Gjermani. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit