10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqia ka në plan të ofrojë vaksinat vendore për të gjithë njerëzimin

Më të lexuarat

Turqia ka në plan të ofrojë vaksinën e saj vendore për të gjithë njerëzimin në kushtet më të përshtatshme kur të përfundojë puna për vaksinën, tha presidenti turk më 30 mars.
Çështja e vaksinës ka marrë një kthesë të tmerrshme, gati 100 vende nuk kanë ende akses në vaksinën COVID-19, tha Rexhep Tajip Erdoğan në mesazhin e tij me video, duke adresuar takimin e “Financimit për Zhvillim në epokën e COVID-19 dhe më tej” të mbajtur nga OKB me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive.

Ndërsa ka vende që kanë vaksinuar pothuajse të gjithë shtetasit e tyre, miliarda njerëz nuk janë në gjendje të përdorin as dozën e parë të vaksinës, theksoi ai.

Por është e qartë se pandemia nuk do të marrë fund dhe rimëkëmbja ekonomike nuk do të ndodhë pa siguruar qasje të drejtë në vaksinë, tha ai.

Vendet që arrijnë numrin e dozave që mund të vaksinojnë qytetarët e tyre duhet të shpërndajnë vaksinat e tyre të tepërta në vendet në nevojë, nënvizoi Erdogan. /Mesazhi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit