4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjenerali që analizon luftën në Gaza: Frika, ajo që sundon te izraelitët!

Më të lexuarat

Pafuqia e ushtrisë hebreje përballë nje rezistence që s’i frikësohet vdekjes

Eksperti ushtarak dhe strategjik, gjeneralmajor Fayez Al-Duwairi, njeriu që analizon frontin e luftës në Gaza, tha se shkarkimi i dy oficerëve izraelitë, forcat e të cilëve u larguan përballë rezistencës në luftimet në Rripin verior të Gazës, tregon frikën e ushtarëve okupues dhe dëshirën e ethshme të tyre për jetë.

Në analizën e tij për Al Jazeera-n, Al-Duwairi shprehu habinë për tërheqjen e komandantit të batalionit të ushtrisë dhe zëvendësit të tij, pavarësisht mbështetjes së paparë artilerie që po marrin në këtë luftë. Ky zhvillim tregon – siç tha ai – dallimin mes një luftëtari që dëshiron të vdesë me nder dhe një ushtari që dëshiron të jetojë.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se ushtria shkarkoi një komandant batalioni të ushtrisë dhe zëvendësin e tij pasi ata u tërhoqën përballë një prite nga Brigadat al-Qassam – krahu ushtarak i Hamasit – gjatë luftimeve tokësore në very të Rripit të Gazës.

Gazeta Yedioth Ahronoth thekson se ushtria izraelite nuk ka shkelur ende 80% të territorit të Rripit të Gazës dhe se operacionet tokësore që kanë filluar më shumë se një muaj më parë janë të përqendruara vetëm në zona dhe vendbanime të caktuara në veri të Rripit.

Gazeta izraelite shtoi se arritja e qëllimeve të luftës për eliminimin e Hamasit është ende larg dhe se ka shumë sfida duhet të kapërcehen.

Gazeta theksoi gjithashtu se ushtria izraelite nuk e ka marrë ende nën kontroll qytetin e Jabalias, as nuk ka arritur në vendbanimin Shujaiya, ku pësoi humbje të mëdha në luftën e vitit 2014. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit