15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

BBC: Ka shumë mundësi që armëpushimi në Gaza të vazhdojë

Më të lexuarat

E marta ishte dita e parë e zgjatjes dyditore të pauzës së betejës, e cila do të përfundojë në më pak se 24 orë.

Tani ka një shans të mirë që të ketë një tjetër zgjatje prej 48 orësh të rënë dakord nga të dyja palët, transmeton Telegrafi.

“Është e qartë se të dyja palët e dëshirojnë këtë, për sa kohë që procesi shkon pak a shumë siç është planifikuar me shumë pak ndërprerje apo sfida”, raporton korrespondenti diplomatik i BBC-së, Paul Adams.

“Nuk e dimë statusin e negociatave që kanë vazhduar, por e dimë se ato kanë vazhduar. Përpjekjet për të mbajtur këtë armëpushim do të jenë intensive”, shtoi Adams.

Por sapo ky proces të përfundojë, trupat izraelite planifikojnë të rifillojnë operacionet e tyre në Gaza “me tërë forcën”.

Hamasi liroi 12 pengje të tjerë në Gaza në ditën e pestë të armëpushimit të përkohshëm, duke e çuar numrin total në 81 deri më tani.

Izraeli liroi edhe 30 të burgosur palestinezë, duke e çuar totalin në 180. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit