Policia ka gjetur një person të paidentifikuar, të dëmtuar rëndë në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në rrugën “Shemsi Haka” në Tiranë.
I masakruari u gjet i shtrirë përtokë dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet hetimore dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Policia po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.