11.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Rusi: 33 të alkoolizuar vdesin pasi kishin pirë locion për banjon

Më të lexuarat

Të paktën 33 persona kanë vdekur në Rusi pasi kishin konsumuar locion për banjën, thanë autoritetet të hënën.

Lëngu aromatik u konsumua sikur të ishte alkool, tha një Komision Hetimor.

Më shumë se 50 persona kërkuan trajtim mjekësor pasi kishin konsumuar këtë produkt në qytetin siberian të Irkutskit.

Hetuesit thanë se ata kishin injoruar paralajmërimet në etiketë.

Sipas BBC, produkti përmban metanol, një toksinë që gjendet tek antifriza.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, produktet shtëpiake shihen si një alternativë e lirë ndaj alkoolit.

Muajin e shkuar, zëvendëskryeministri i Rusisë, Alexander Khloponin tha se ilaçet dhe parfumet përbëjnë mbi 20 përqind të rasteve të dehjes me alkool në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit