3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Gjatë shkëmbimit të zjarrit vritet një ushtar izraelit dhe dy palestinezë

Më të lexuarat

Një ushtar izraelit dhe dy palestinezë kanë humbur jetën në një shkëmbim zjarri në veri të Bregut Perëndimor nën pushtim, njoftoi sot ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mbrëmë një oficer ka humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me dy persona të armatosur palestinezë pranë kalimit Al-Jalama, në lagjen Jenin”, theksoi ushtria izraelite në një njoftim.

Ushtria njoftoi se në përleshje u vranë edhe dy persona të armatosur palestinezë.

Në njoftimin e mëparshëm të ushtrisë izraelite thuhet se dy persona të armatosur palestinezë u vunë re pranë post-bllokut kontrollues Al-Jalama në veri të Bregut Perëndimor dhe se forcat izraelite të sigurisë kishin nisur procedurat për arrestimin e tyre.

Theksohet se dy persona të armatosur u “neutralizuan” pasi hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar burime lokale të sigurisë, raportoi se dy civilë u vranë nga zjarri i ushtrisë izraelite në postbllokun ushtarak Al-Jalama.

Burimet theksojnë se dy personat janë nga qyteti Kafr Dan, në perëndim të Jeninit dhe se trupat e tyre mbahen nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite mbylli post-bllokun kontrollues Al-Jalama për lëvizjen e automjeteve. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit