7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

SPROVAT E ZOTIT…

Më të lexuarat

Allahu i madhëruar thotë në Kuran: “Elif, Lam, Mim. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” (El Ankebut, 1-3)


Allahu në fakt, ka shumë mënyra për të sprovuar njeriun.
Por pse Allahu e sprovon njeriun?
A nuk e din Allahu sesi është besimi apo karakteri I këtij njeriu?

Patjetër që Allahu e di. Por ai që nuk e di është vetë njeriu.
Pra njëri nga qëllimet thelbësore për sprovimin është Argumentimi I besimit të njeriut. Në mënyrë që zgjidhja e problemit të jetë meritë e tij.

Përshembull:
Je I varfër, ndërsa shoku yt bredh me Benz dhe ka miliona.
Sprova jote është do vazhdosh me hallall e me djersë edhe pse është pak. Apo do fillosh edhe ti të merresh me drogë dhe të pasurohesh si shoku yt. Zgjodhe të dytën, nesër nuk ke asnjë argument tek Zoti kur të dënohesh. Sepse e ke zgjedhur vetë.

Mirpo ka edhe disa sprova të tjera.
Me to pastrohen rradhët e besimtarëve, nga hipokritët dhe ata që e kanë fenë e tyre thjesht për sport ose se kështu ia kanë lënë prindërit.
Edhe këta mund të thonë nesër në Kijamet se ishin besimtar njësoj si ai që duroi vuajtjet e mundimet për hatër të besimit të tij. Por Allahu nuk e le çështjen deri në Kijamet sjell disa sprova që ata që nuk e kanë seriozisht besimin e tyre të rrëzohen.

SPROVA MË E MADHE
SPROVA E DEXHALIT.

Pikërisht për këtë arsye Allahu ka caktuar që të sjellë në botë një njeri gënjeshtar. Nëpërmjet pasurisë, nëpërmjet qefit, nëpërçmjet mashtrimit e hipnotizimit, Dexhali do I shoshisë rradhët e besimtarëve.
Ata që duan më shumë pasurinë sesa besimin I thith magneti I dexhalit.
Ata që duan pushtet dhe famë, më shumë se Allahun, edhe ata I thith magneti I dexhalit.
Edhe ata që duan një jetë pa telashe nëse do tu kërkohet në këmbim mohimi I Zotit, ata do ta bëjnë.
Në këtë sprovë do të bijnë jo vetëm njerëz të thjeshtë. Do të dështojnë edhe shumë hoxhallarë njerëz me dituri të madhe. Do të dështojnë sepse interesat e tyre kanë qenë para besimit të tyre.
Ata që nuk e kishin problem të mashtronin me fenë e Zotit, për ca para më shumë, apo një pozitë më të mirë.

Ata që do të fitojnë janë ata që nuk e shesin besimin e tyre për asgjë. Mund të jenë njerëz të thjesht, një shitës Karburanti që mbush makinat e njerëzve, një punëtor ndërtimi, një Hoxhë fshati që ruan bagëtitë e veta. Por prej atyre që do të fitojnë do të ketë edhe shumë njerëz të pasur që pranojnë të humbin pasurinë e jo besimin e tyre. Mund të ketë edhe njerëz me pushtet që pranojnë ta humbin atë e të mos humbin besimin e tyre.

Veç diçka duhet ta dini.
Dexhali nuk do tju detyrojë me zor. Sepse atëherë ai nuk ta ka shkatërruar besimin. Sepse Allahu fal ata që me zor ua ndryshojnë besimin.
Dexhali do të të joshë me ato, që ti ke më shumë qef. Që ti ta zgjedhësh vetë me dëshirën tënde rrugën që do marrësh.

Allahut I lutemi të na forcojë përballë sprovave.
Për këtë duhet shumë sinqeritet dhe dashni për Allahun.

Pejgamberi a.s thotë:
Nuk keni për të besuar derisa Allahu dhe I Dërguari i Tij, të jenë më të dashur tek ju se vetja juaj e familja juaj..

KY PRA ËSHTË BESIMI QË DO TË KETË SUKSES..
TË TJERAT JANË THJESHT LLAFE QË DEXHALI I THITH NË ANËN E TIJ SI MAGNETI GOZHDËT

Nga Eduart THARTORI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit