1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

GËZIM MEKULI: GAZETARIA E KEQE DHE EXPRESS PROPAGANDA PARTIAKE NË KOSOVË!

Më të lexuarat

Kokëfortësisht “gazetaria jonë” politike, është e përqëndruar në pasojat e vendimmarrjeve politike, por ky përqëndrim në pasoja është duke u bërë në drejtim e në mënyrë të gabuar; Në vend se të thuhet diçka rreth asaj se çfarë pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua vendimmarrjet e gabuara politke nga këta njerëz të parlamentit të Kosovës, gazetarët shkruajnë e përqëndrohen në atë se çfarë pasojash “fatale” do të kenë këto vendimmarrje për minstrat e për individët partiak; “Harrohet” populli i varfër, “harrohet”, shkelet e përbuzet femra shqiptare, “harrohet” e manipulohet me fshatin dhe fshatarët… pak flitet për 60% të popullsisë sonë…për fëmijët tanë.

Gazetaria e mirë politike duhet të jetë e orientuar në pasojat, por në pasojat që do përballohet lexuesi, pra populli, e jo gazetaria e cila është “e merakosur” për pasojat “fatale” të individëve partiak.

Retorika e tillë të përkujton diktaturën dhe mediat e Titos dhe Leninit dhe sistemin e tyre të etshëm për kultin e personalitetit.

Sot, propaganda e orkestruar kundër Lëvizjes VetëVendosje është në ofanzivë. Gazetarët e redaktorët e gazetarisë shqipe (lirisht mund ti quajmë edhe ativistë partiak) janë duke bërë çmos që kjo Lëvizje të paraqitet si parti humbëse.

Kjo gazetari dhe këta gazetarë, edhe njëherë, po dëshmojnë se janë të këqinjë, të pashkolluar dhe të shitur tek Partia dhe punojnë për interes material e jo për interes kombëtarë.

Mund të theksoj se gazetaria në Kosovë, në një masë të tejmadhe, ka të bëjë rreth personave/individëve, e jo për proceset politike që po kalon Kosova sot.

E këtë gazetari të keqe, të njëanshme, joprofesionale, gazetari biznesi e partiake me të madhe ështe duke e prodhuar dhe lansuar “Gazetaexpress”!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit