5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Gazetari serb shan publikisht Albin Kurtin nga nëna

Më të lexuarat

Reagimi skandaloz pas plagosjeve në Shtërpcë

Prezantuesi i njohur nga Serbia, Ivan Ivanoviç, ka shokuar shumë përdorues të rrjeteve sociale pasi mbrëmë i ka dërguar një mesazh skandaloz kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Je*em ti mater zvalava!”, ka shkruar Ivanoviç, në përgjigje të postimit të Kurtit në Tëitter, në të cilin ka thënë:

“E dënoj pa mëdyshje sulmin ndaj dy shtetasve kosovarë sot në Shtërpcë. I dyshuari është arrestuar dhe sistemi ynë gjyqësor do të merret me të shpejt dhe me drejtësi. Përgëzoj Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë dhe angazhimin e plotë në sigurimin e sigurisë së të gjithëve, pa diskriminim”.

Shumë kanë shkruar se janë tronditur nga “fjalori i rrugës” i prezantuesit të njohur, ndërsa një nga komentet e ka quajtur “radikal të fshehur”.

Ivanoviç e filloi karrierën e tij si pritës duke drejtuar emisionin “Cash Taxi” në televizionin Fox (2007). Në maj të vitit 2010, ai filloi të drejtojë emisionin “Mbrëmje me Ivan Ivanoviç”.

Ky emision është transmetuar në Prva, por tani transmetohet në kanalin serb Nova.

Ai drejtoi edhe emisionin “Survivor”.

Kujtojmë se mbrëmë, në komunën e Shtërpcës me shumicë serbe, u plagosën një fëmijë dhe një adoleshent serbe, siç u raportua paraprakisht, nga një pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Nuk dihet ende se në ç’rrethana ka ndodhur kjo ngjarje, e cila pasoi me një reagim frenetik në Beograd, duke pretenduar se shteti kosovar po vret serbët e Kosovës.

Ndërsa serbët lokalë bllokuan rrugën nacionale, atë që lidh Ferizajn me Prizrenin rrëzë Sharrit.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit