0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gazetari i BBC sjell detaje dhe pamje – thotë se ishte “nata më e vështirë në 20 vitet e raportimit nga Gaza”

Më të lexuarat

Gazetari i BBC, Rushdi Abu Alouf, e ka përshkruar situatën, përkatësisht një natë të fundit atje, duke e cilësuar si natën më të vështirë të 20 viteve të tij, gjatë së cilave ai mbulon zhvillimet në Gaza.

Siç ka thënë fillimisht ai, gjatë natës pati sulme masive ajrore, përcjell Telegrafi.

“Isha në një zonë të qytetit të Gazës ku shumica e ndërtesave u shkatërruan”.

“Kishte tinguj të tmerrshëm shpërthimesh, shpërthime në qiell dhe tym e flakë gjatë natës”.

Gazetari i cili ka sjellë edhe disa pamje përmes rrjeteve sociale ka theksuar se “jeton në një pallat banimi me rreth 20 familje”.

“Fëmijët bërtisnin gjatë gjithë natës dhe askush nuk flinte për asnjë moment”.

“Në 20 vitet e mbulimit të kësaj zone, nata e kaluar ishte më e vështira që kam parë”.

Siç ka treguar më tej ai, sot në mëngjes ka arritur të dalë nga aty.



“Isha me makinë nëpër rrënoja gjithandej”.

Sipas tij, “ndërtesat po shemben në rrugë dhe lagje të tëra janë rrafshuar”.

Ndërtesat qeveritare dhe universiteti, infrastruktura, një xhami dhe një stacion policor janë shkatërruar”, ka shtuar ai.

“Disa nga ndërtesat unë i njoh. Por disa nuk mund t’i dalloni nga shkalla e shkatërrimit në këtë lagje”, ka përfunduar Rushdi Abu Alouf. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit