1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gaza përpiqet të mbijetojë nën bllokadat e shumëfishta (Foto)

Më të lexuarat

Gaza është në rrezik të “kolapsit sistematik” paralajmëron Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Mungesa e energjisë ka bërë që impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Gazë të mos funksionojnë, gjë që rezulton në hedhjen e ujërave të zeza direkt në det. Kjo privon njerëzit nga plazhet, të cilat janë zona të rëndësishme rekreative, por, më shqetësues është fakti se peshqit nuk janë të sigurt për t’u ngrënë.

Iyad Baker, një peshkatar i Gazës, përshkroi kufizimet me të cilat përballen tani:

“Në të kaluarën na është lejuar të lundrojmë deri në 12 milje në det, ndërsa sot na lejohen vetëm tri milje detare”.

Mungesa e elektricitetit

Mungesa e energjisë elektrike është rezultat i tensioneve të vazhdueshme midis Hamasit, që e qeverisë Gazën, dhe Autoritetit Palestinez të dominuar nga Fatah. Por problemi më i moqëm është bllokada izraelite.

Autoriteti gjenerues i energjisë në Gaza thotë se taksat e imponuara nga Autoriteti pPalestinez nuk mund të përballohen oër të drejtuar termocentralin. Autoriteti palestinez thotë se zyrtarët e Hamasit në Gaza janë thjesht të paaftë për të operuar fabrikën.

Cilado qoftë shkaku, njerëzit në Gaza po detyrohen të mbijetojnë me vetëm tre orë energji elektrike të paplanifikuar.

Jetë e vështirë

Është e vështirë të bësh jetë normale në Gazan e bllokuar.

Ammar Al Rahel, fermer, i përshkruan kështu vështirësitë e tij:

“Unë nuk mund t’i marr punëtorët që të punojnë me mua, i kam larguar të gjithë punëtorët për shkak të humbjeve të të ardhurave. Unë punoj vetëm me fëmijët e mi, ndoshta vitin e ardhshëm nuk do të jem në gjendje të mbjellë. Po i lutem Perëndisë që gjërat të përmirësohen dhe do të kthehen në atë se si ishin dhjetë vjet më parë: mbjellje dhe eksportim i produkteve tona”.

Një e ardhme e zymtë

Në mënyrë të pashmangshme, vështirësitë praktike të jetës së përditshme kanë pasur një ndikim të madh në moralin e popullit të Gazës, e kjo ka prekur të rinjtë veçanërisht.

“Ndërsa të rinjtë dhe qytetarët e Gazës mendojnë se nuk ka perspektivë, ne nuk presim që gjërat të përmirësohen. Mijëra të diplomuar këtu mendojnë se e ardhmja është e zymtë për shkak se rrethimi ka ndaluar të gjitha format e jetës në Gaza. ”

Ekspertët kanë shprehur shqetësim se, pa rezolutë midis Fatahut dhe Hamasit, mund të ndohë një luftë e re.

Viti 2017 është një vit i rëndësishëm për palestinezët, pasi shënon 10 vjet të bllokadës dhe 50 vjet që nga pushtimi izraelit mbi territoret palestineze. Edhe koha dhe durimi po mbarojnë për popullin e Gazës, të cilët po mbesin peng nga ndarjet e brendshme dhe nga ngërçet diplomatike “. /MESAZHI/

Image result for GAZA blockade

Image result for GAZA blockade

Image result for GAZA blockade

Image result for GAZA blockade

Image result for GAZA blockade

Shkrimin e plotë në origjinal e gjeni te: http://www.euronews.com/2017/05/23/gaza-struggles-under-blockade

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit