0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gaza, i riu palestinez përfundon masterin me të ardhurat që fitoi nga hapja e varreve

Më të lexuarat

Mehdi Shaban, i cili jeton në Gaza, është një nga të rinjtë që e realizoi pjesërisht ëndrrën e tij për të studiuar duke mos u dorëzuar përballë pamundësive dhe kushteve të vështira

Mehdi Shaban, 29-vjeçari i cili jeton në Rripin e Gazës, të cilin Izraeli e ka bllokuar prej më shumë se 15 vitesh, ka përfunduar masterin me të ardhurat që ka fituar nga hapja e varreve.

Në Gaza, e cila është në një situatë shumë të vështirë ekonomike për shkak të bllokadës, problemi më i madh i të rinjve është papunësia.

Mehdi Shaban, i cili jeton në Gaza, është një nga të rinjtë që e realizoi pjesërisht ëndrrën e tij për të studiuar duke mos u dorëzuar përballë pamundësive dhe kushteve të vështira.

Shaban, i cili e siguronte jetesën e tij me profesionin e gërmimit të varreve që mësoi nga babai i tij dhe duke u përpjekur të përballonte shpenzimet e shkollës, ia doli që vitin e kaluar pas 4 vitesh të përfundonte masterin në gjuhën arabe.

Duke shpjeguar për Anadolu Agency (AA) vendosmërinë dhe përpjekjet e tij në arsim, Shaban tha se ende nuk mund të merrte diplomën e masterit për shkak të pjesës prej 770 dollarësh të tarifës së shkollimit që nuk mund ta paguante dhe se është shumë e vështirë t’i kursesh këto para nga hapja e varreve.

– Profesioni i babait

Shaban, i cili punon në varrezat e Al-Faluja në veri të Gazës tha se nevojiten më shumë se 3 orë për të përgatitur një varr.

Ai tregon se babai i tij ishte hapës i varreve për 12 vite. I riu palestinez thotë se vazhdoi profesionin që mësoi prej tij dhe se familja e tij siguronte jetesën nga kjo punë.

Duke thënë se rroga që fitoi nuk mjaftonte për të plotësuar as nevojat e tij elementare me përkeqësimin e krizës ekonomike në Gaza vitet e fundit, Shaban deklaroi se kërkesa për hapje varresh është rritur për shkak të papunësisë dhe kjo ka ulur pagat.

– Ai bën edhe redaktimin e librave

Duke shpjeguar se pasi mbaron punën e hapjes së varrit, shkon në shtëpi, pastrohet dhe pushon për pak kohë, Shaban tha se më vonë ai fillon të redaktojë një libër letrar që kishte blerë ditë më parë.

Ai thekson se është shumë i lumtur që punon në këtë fushë ku ka studiuar. “Nuk shoh ndonjë kontradiktë mes dy punëve që bëj. Mendoj se i bëj mirë të dyja”, tha Shaban.

Shaban tha se nga redaktimi i librit fitonte 1 shekel (rreth 30 cent) për faqe dhe se rroga që merrte nuk do t’i mjaftonte vetëm për të mbajtur familjen, prandaj duhej të bënte punën e gërmimit të varrit.

– “Ndihem si një zog gati për të fluturuar, por me krahë të lidhur”

Duke thënë se merrte 20 shekel për çdo varr që hapë, Shaban tha se nuk mund t’i realizonte ëndrrat e tij për shkak të gjendjes financiare.

Ai thotë se dëshironte të bënte edhe doktoraturë, por nuk arriti të merrte as diplomën e tij të masterit sepse nuk mund të paguante tarifat e shkollës. “Ndihem si një zog që është gati të fluturojë, por krahët e tij janë të lidhur. Kam nevojë për ndihmë për të më zgjidh krahët”, tha Shaban.

Më tej Shaban shtoi se duke qenë se nuk mund të merrte titullin master, humbi dy mundësi bursash, njërën nga Tunizia dhe tjetrën nga Rusia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit