16.6 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Danimarka i bashkohet politikës së përbashkët të mbrojtjes së BE-së

Më të lexuarat

Ideja për përfshirjen e Danimarkës në politikat e mbrojtjes së BE-së u mbështet nga qeveria socialdemokrate e kryeministrit Mette Frederiksen dhe nëntë partive politike

Gati dy të tretat e danezëve votuan të mërkurën për t’iu bashkuar politikës së përbashkët të mbrojtjes së Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Danimarka, e cila është anëtare e BE-së që nga viti 1973, ishte i vetmi vend i bllokut që nuk ka marrë pjesë në politikën e saj të mbrojtjes dhe sigurisë.

Shumica dërrmuese e danezëve, ose 67 për qind, votuan për t’iu bashkuar politikës së mbrojtjes, raportoi shërbimi publik danez DR.

Falë rezultateve të referendumit, të mbajtur më shumë se tre muaj pasi Rusia nisi luftën kundër Ukrainës, Danimarka do të jetë në gjendje të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta ushtarake të BE-së dhe të bashkëpunojë në zhvillimin e aftësive ushtarake të bllokut.

Ideja për përfshirjen e Danimarkës në politikat e mbrojtjes së BE-së u mbështet nga qeveria socialdemokrate e kryeministrit Mette Frederiksen dhe nëntë partive politike. Megjithatë, dy parti të ekstremit të djathtë dhe një parti e ekstremit të majtë ishin kundër saj.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell e quajti “vendim historik” votimin e danezëve.

“Një tjetër hap i rëndësishëm dhe në kohën e duhur drejt një BE-je më të fortë me një politikë të përbashkët sigurie dhe mbrojtjeje edhe më të fortë”, shkroi Borrell në Twitter

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit