10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

GARA ZGJEDHORE NË TURQI DHE FIKHU I TË MUNDSHMES,
NEXHASHIU DHE ERDOANI SI SHEMBUJ!

Më të lexuarat

GARA ZGJEDHORE NË TURQI DHE FIKHU (Jurisprudenca) I TË MUNDSHMES,
NEXHASHIU DHE ERDOANI SI SHEMBUJ! – Nga hoxhë Rijad Misini

Imam Ibën Tejmije konstaton të vërtetat në vijim:
“Nexhashiu musliman, mbreti i të krishterëve të Abisinisë, populli i të cilit nuk iu bind të hyjë në Islam, ishte ai i cili nuk veproi me shumë dispozita të Islamit, apo me të shumtën e Islamit! Nuk punoi me to, as hyri në to, për shkak të pamundësisë së tij; Ai nuk u shpërngul në shtetin Islam (të profetit Muhamed në Medine); e kishte të ndaluar! Ai nuk bëri xhihad, nuk bëri haxhin, madje, është transmetuar se as nuk falte pesë kohët e namazit, as agjëronte Ramazanin, as jepte zekatin; për shkak se po t’i kryente ato dispozita, shfaqej dukshëm para popullit të tij, e ata do ta qortonin dhe do të rebeloheshin kundër tij, ndërkohë që ai nuk do të kishte mundësi t’i kundërshtonte. Dhe, ne e dimë pa dyshim se ai nuk kishte mundësi të gjykonte në mesin e tyre me Kuran! Nexhashiu nuk kishte pranë vetes atë që do t’ia mësonte të tëra dispozitat e Islamit. Dhe, Nexhashiu ishte besimtar, nga banorët e xhenetit, ashtu siç ishte besimtari i familjes së Faraonit në raport me Faraonin dhe popullin e tij! Ashtu siç ishte besimtare gruaja e Faraonit! Madje, ashtu siç ishte profeti Jusuf alejhi selam me popullin e Egjiptit; egjiptianët e kohës së tij ishin pabesimtarë; dhe nuk kishte mundësi të vepronte në raport me ta çdo gjë që dinte nga Islami! E tëra kjo që thamë, është konform bazës së venduar nga të parët tanë te mirë (selefi), dhe nga pjesa dërrmuese e dijetarëve islam, se, Allahu nuk ngarkon askë me më shumë se që mund të bëjë, sepse, siç dihet, obligueshmëria e diçkaje është e kushtëzuar me mundësinë për ta vepruar, dhe, dënimi nuk meritohet përveç si pasojë e braktisjes së urdhëresave, ose të vepruarit me ndalesa, pas shfaqjes së argumentit të qartë!”

Burimi:
(Minhaxh es-Sunneh: 5/111-125, Mexhmu’ Fetaua: 19/217)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit