Diteve te fundit
e kam menduar se kujt do t’i vjen fundi
botes
njerezimit
te medhenjve
diteve te fundit pas rrenojave te Alepos
me ra ndermend shitja e armeve te shkaterrimit ne mase
m’u kujtua se shumica e njerezve te pasur po hypin ne fron vetem se kane letra me vlere
me shkoi mendja se ndjekja vetem e korrjeve
ka vrare enderrat tona
me kapi frika edhe per shenjat e tjera te permbysura
si ylli i kuq, drapri, svastika me nazi e naze
largqofshin edhe ato te kthehen perseri
por edhe ky i riu ka rreshqitur ne ski
veç sa nuk eshte hedhur atje ne gremine
lufterat po perseriten ne çdo pjese te pare a te fundit te nje shekulli
edhe shekulli XXI ngjashem me sivllain XX e filloi me nje bela boterore ku u derdh shume gjak
u hapen shume muze
dhe filloi prap belaja e dyte e madhe
me ma shume gjakderdhje
fundi i kapitalizmit
tek e fundit nuk eshte fundi i botes
eshte fundi i kesaj lufte dhe fillimi i nje belaje te re
fundi i kapitalizmit
nuk eshte fundi i botes
eshte nje fillim i ri per nje pauze te shkurter
per te vazhduar pastaj perseri gjakderdhjen
shprese nuk ka
perveç ndonje pushimi te shkurter per gjakderdhje