28.1 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Milaim Zeka nuk ka lidhje me gazetari profesionale e hulumtuese!

Më të lexuarat

Milaim Zeka
Ai nuk po tregon se eshte gazetar hulumtues, por po tregon se i ka pasur shoke protagonistet e politikes, disa prej te cileve tash jane ish shoket e tij per interesat e veta! Ne Kosove shume lehte rehabilitohen figurat publike!
Eshte Milaim Zeka i cili ka qene pjese e propagandes se PDK-se per dekada; eshte po ky qe vinte me aeroplan me ish kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqin, nga nje vend arab(kane shkuar e ardhur si shoke, politikane-gazetare), ne vend se te ishte gazetar mirefilli, ai fyente koleget gazetare; fyu ne menyren me te rende, kercenoi fizikisht e verbalisht, u shfaq mizogjinist e patriarkalist ndaj koleges gazetare…
Por nuk ndalet me kaq: ne vend te humbjes se licences per gazetar, apo terheqjes per kohe te gjate, emisionin ia barti bashkeshortes, thua se e kishte prone familjare e private Radio Televizionin Publik! Hejjj, ia la gruas emisionin e vet sikur te ishte prone shtepiake RTK!
Diçka per te shajtmen:
u be bajat, e ka bere stil jetese dhe shenje identifikuese, shpesh me vulgaritete qe tejkalojne edhe kode etike e profesionale! Tere kohen shan palidhje, e jo me raste bile!
Tjeter:
Ne Kosove shume lehte rehabilitohen figurat publike, partite politike, te gjithe! Pavaresisht qe mire ua ben te palarat shokeve dhe ish shokeve te tij te PDK-se, por nuk i falet as rreshtimi tek e fundit me Nismen per Kosoven, sepse lideri i saj Limaj eshte nder te dyshuarit me te korruptuar ne Kosove, dhe Krasniqi, e la postin e deputetit per te marre pagen si ish kryeparlamentar pa punuar fare dhe ne vend te tij nje deputet e merr pagen! Bejeni vete hesap: sa muaj u bene deri tash qe eshte kjo legjislature dhe po aq ka shkaktuar humbje per buxhetin e Kosoves?! Po te rrinte si deputet, e kishte marre pagen si deputet e jo ish kryeparlamentar dhe nuk do ta kishim nje deputet ne vend te tij!
Fund
Milaim Zeka nuk ka lidhje me gazetari profesionale e hulumtuese! Gjerat qe i thote nuk jane as hulumtime, as gazetari, por jane me thye besnikerine me ish dhe shoket aktuale te PDK-se dhe me i kallxue disa nga senet qe i ka pare me baze keto lidhje private nderpersonale!
Ndashte le te tregon sa me shume te palara, por vetem desha te them se kjo nuk e ben ate figure te rehabilituar aq kollajshem dhe as nuk e ben najfare gazetari qe te rinjet ta kene model si gazetar!
Nga Rudi fiqiruesi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit