4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Frikë nga hakmarrja e Assad-it

Më të lexuarat

Tek sirianët jashtë atdheut rritet shqetësimi se regjimi i Assad-it mund të nxisë hakmarrjen. SHBA mendojnë se Assad i ka të numëruara ditët në pushtet.
Tek sirianët jashtë atdheut rritet shqetësimi se regjimi i Assad-it mund të nxisë hakmarrjen. SHBA mendojnë se Assad i ka të numëruara ditët në pushtet.
Presidenti Baschar al-Assad ka humbur kontrollin, regjimit i janë mbyllur dyert, thotë në Uashington një zëdhënës i presidentit amerikan, Barack Obama për atentatin spektakolar të kryer të mërkurën (18.07.2012) në kryeqytetin sirian Damask. Gjatë sulmeve ka humbur jetën kunati i Assadit, Asef Schawkat, ministër i Mbrojtjes Daud Radscheha si dhe pararendësi i tij, Hassan Turkomani. Schawkat ka qenë së fundi zëvendëskomandant i forcave të armatosura. Ish-shefi i shërbimeve sekrete dhe zëvendëshef i shtabit të përgjithshëm për çështjet e sigurisë ishte një nga personalitetet më të urryera të aparatit shtetëror.
Ministri sirian i Brendshëm Mohammed Ibrahim al-Schaar dhe shefi i shërbimeve sekrete Hischam Bachtijar, janë plagosur rëndë, bëjnë të ditur mediat zyrtare. Njerëzit më kryesorë të regjimit ishin mbledhur në një konferencë krize për të diskutuar për shkallëzimin e luftimeve me kryengritësit.

Luftime në Damask
Nuk dihet vendqendrimi i Assad-it
Assad nuk ka marrë pjesë në takim, bëjnë të ditur njoftimet e agjencive. Zyra e presidentit amerikan bëri të ditur se vendqendrimi i tij nuk dihet. Në rrethet opozitare në Damask thuhet se direkt pas sulmit shefi i shtetit e ka larguar familjen për në qytetin e lindjes Kardaha në veriperëndim të vendit. Meqenëse gazetarët në Siri nuk mund të punojnë të lirë, këto të dhëna nuk mund të verifikohen për vërtetësinë.
Sulmet i morën përsipër si “Ushtria për Sirinë e lirë” ashtu edhe grupi islamist “Liwa al-Islam”. Një zëdhënës i Ushtrisë për Sirinë e lirë, në të cilin janë mbledhur ushtarë dezertorë dhe opozitarë të tjerë të armatosur, njoftoi ditën e martë fillimin e “sulmit për çlirimin” e Damaskut. Pas sulmit në kryeqytet janë zhvilluar luftime të ashpra. Aktivistët kanë njoftuar për përleshje në shumë lagje të qytetit, kryesisht në Damask.
Në nivel ndërkombëtar është rritur shqetësimi për gjendjen, e cila mund të bëhet edhe më e dhunshme, sepse ushtria dhe Assad-Schergen mund të kërkojnë të marrin hak. Deklaratat e disa ushtarakëve e tregojnë këtë. Shefi i Pentagonit, Leon Panetta paralajmëroi për rrezikun e shpërthimit të kaosit. Edhe në Paris dhe Londër ka pasur shqetësime të kësaj natyre. Në Gjermani, eksperi për çështjet e politikës së jashtme të Partisë Kristiandemokrate, Ruprecht Polenz, mendon se “gjithçka tregon se konflikti do të arrijë nivele të tjera të larta”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit