13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

YouTube lanson kanal dedikuar Ramazanit

Më të lexuarat

Për shumë vende islame dhe vecmas ato arabe, sezoni i Ramazanit është sezon ku njerëzit grumbullohen të shikojnë televizionet për programet fetare.
Për këtë arsye edhe mediat amerikane po tentojnë që të përfitojnë nga ky treg i medias dhe po futen me kanale të reja dedikuar motiveve të Ramazanit për të tërhequr vëmendjen e muslimanëve.
YouTube e cila është pjesë e Google, njoftoj të enjten se do të lansoj një kanal i cili do të jetë i dedikuar për emisionet e Ramazanit, raportojnë mediat.
Për herë të parë shikuesit nga e gjithë bota mund t’i shikojnë 50 emisione premium të Ramazanit në kanalin: youtube.com/ramadan.
Vetëm në botën në lindjen e mesme dhe afrikën e veriut shikohen 167 milion video në Youtube brenda një dite të vetme, që paraqet shikueshmërinë e dytë më të lartë në botë.
Sipas mediave arabe, arabët po mendojnë të përdorin vazhdimisht e më shumë edhe sistemin e reklamave të YouTubes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit