26.6 C
Pristina
Monday, July 1, 2024

Frikë nga atentatet terroriste të ndeshjes me Izraelin, 150 persona, besimtarë dhe imamë shoqërohen në polici

Më të lexuarat

Ndeshja me Izraelin ka sjellë një situatë të pakëndshme në vendin tonë. Frika nga atentatet terroriste, mësohet se që mëngjesi i së shtunës së javës së kaluar e deri mbrëmjen e kësaj të premteje janë shoqëruar nga Antiterrori i Policisë së Shtetit, shërbimet sekrete dhe Prokuroria për Krime të Rënda rreth 150 persona të dyshuar si besimtarë myslimanë me prirje ekstremiste. Sipas burimeve, të shoqëruarit kanë qenë të gjithë të identifikuarit e kthyer nga Siria, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e strukturave të Shtetit Islamik ose Al-Nusra për disa muaj. Shoqërimet përgjithësisht janë bërë gjatë mbrëmjeve, ku për disa orë këta persona janë marrë në pyetje, ndërsa këqyreshin apo në disa raste dhe u janë sekuestruar aparatet celulare.
Gjithashtu burimet tregojnë se pothuajse të gjithë janë janë pyetur për lidhjet e mundshme me 4 të arrestuarit e fundjavës së kaluar dhe 9 të dënuarit e grupit të parë të xhihadistëve. Po ashtu, thuhet se janë verifikuar edhe lidhjet e personave në Kosovë. Në mesin e të shoqëruarve mësohet se kanë qenë edhe personat, numrat e telefonit të të cilëve janë gjetur në aparatet e 11 të arrestuarve për terrorizëm në Kosovë. Këto shoqërime janë bërë me dyshimin se mund të jenë personat që bashkëpunonin me celulat e dyshuara si të ISIS në Kosovë. Nga ana tjetër, burimet thonë se veç të kthyerve nga Siria, janë shoqëruar edhe ata besimtarë e imamë të xhamive të ndryshme në vend, të cilët janë identifikuar për prirjet radikale. Të gjithë këto persona janë marrë në pyetje nga Antiterrori i Policisë së Shtetit dhe prokurori i çështjes, Eugen Beci, që po heton për personat e përfshirë në celulat e ISIS në Shqipëri.

Gjatë marrjes në pyetje, burimet thonë se kanë asistuar edhe efektivë të SHISH-it, të cilët prej muajsh kanë në ndjekje dhe vëzhgim personat me prirje fetare ekstremiste. Të arrestuarve u janë kapur edhe disa email-e, ku flitej për mënyrën e organizimit të ndonjë atentati të mundshëm në Shqipëri. Këtu nuk përjashtohen edhe komunikimet e tjera elektronike të rrjeteve të ndryshme sociale, apo edhe programeve të avancuara./

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit