4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Frankmasonët në Turqi – Shkëputur nga libri ” Kujtimet e mia nga POLITIKA” Sulltan Abdylhamidit

Më të lexuarat

Frankmasonët te ne kanë një mënyrë pune shumë shqetësuese. Me një zell të madh, ata përpiqen të përhapin ide të reja, të cilat edhe populli nuk i kupton aspak. Mirëpo, masa e gjerë e njerëzve te ne është tërësisht e painteresuar ndaj ideve për të pasur liri. Ata që pranojnë të bashkohen me ta, janë vetëm një tufë njerëzish që kanë marrë një arsim sipërfaqësor evropian dhe që janë shkëputur nga traditat e të parëve, ngaqë kanë qëndruar për një kohë të gjatë jashtë vendit. Këta njerëz, kur kthehen në vendin e tyre, nuk mund të dinë se çfarë pret populli prej tyre. Ata përpiqen “për të përhapur idetë e Perëndimit, me qëllim që ta bëjnë Turqinë një vend të qytetëruar”. Çfarë mungese e tmerrshme largpamësie!

Nëse ka diçka të sigurt, ato janë farërat e ndarjes dhe të mosbindjes, të cilat ata i kanë mbjellë në vend dhe brenda në ushtri. Bile, ata nuk janë të vetëdijshëm se po punojnë për llogari të Anglisë, që kërkon të përhapë të ashtuquajturat ide për liri brenda perandorisë sonë, për të bërë të mundur dobësimin e fuqisë sonë. Mua më vjen dorësh që t’i shoh këta turq të prishur, që kanë bashkëpunuar me grekët dhe bullgarët, me qëllim që të rrëzojnë “despotin”, pra, për të më rrëzuar mua.

O Zot im! Këta budallenj të shkretë sa nuk më paskan njohur dhe sa injorantë qenkan ndaj gjërave në të mirë të Perandorisë Osmane!

Shkëputur nga libri ” Kujtimet e mia nga POLITIKA” Sulltan Abdylhamidit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit