5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Franca shënjestron një tjetër xhami “armike republike”

Më të lexuarat

Pasojat e sajesës “separatizëm islamik” në “atdheun e ateizmit”

Në dy vite janë mbyllur 23 xhami dhe Ministria e Punëve të Brendshme po përgatitet të mbyllë një tjetër, duke e akuzuar imamin e saj për ‘armiqësi ndaj komunitetit’.

Ministria e Brendshme e Francës ka filluar të marrë masa për mbylljen e një xhamie tjetër, pjesë e një fushate dyvjeçare, pasi imami i xhamisë u akuzua për “radikalizëm dhe armiqësi ndaj shoqërisë franceze”, sipas raporteve të mediave lokale.

Kanali francez BFM dhe gazeta Le Figaro njoftuan se Ministria e Brendshme ka nisur procedurat për mbylljen e xhamisë Obernai, që ndodhet në lagjen Bas-Rhin.

Ministria akuzon imamin e xhamisë për “kryerje të aktiviteteve radikale, armiqësi të dukshme ndaj shoqërisë franceze dhe komente provokuese kundër vlerave të Republikës”.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, në një postim në Tëitter, me një lidhje me lajmin e publikuar nga Le Figaro, shkruan se lufta kundër “separatizmit islamik” vazhdon, me urdhër të Presidentit të Republikës.

Ai shtoi se autoritetet mbyllën 23 vende adhurimi që u përkisnin “separatistëve” gjatë dy viteve.

“Lufta kundër islamit separatist”

Më 24 janar, një komision i posaçëm në Asamblenë Kombëtare të Francës (parlamenti) miratoi projektligjin e diskutueshëm “Parimet e forcimit të respektimit të vlerave të Republikës”, i cili u përcaktua për herë të parë si “lufta kundër islamit separatist”.

Projektligji ka qenë shënjestër e kritikave, si për shembull se ai drejtohet kundër muslimanëve në Francë dhe thuajse vendos kufizime në të gjitha aspektet e jetës së tyre.

Ligji parashikon mbikëqyrjen e xhamive dhe shoqatave përgjegjëse për menaxhimin e këtyre objekteve dhe monitorimin e financimit të organizatave civile muslimane.

Gjithashtu kufizon lirinë e familjeve për të arsimuar fëmijët e tyre në shtëpi, në një kohë kur shteti ndalon shaminë në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Kujtojmë gjithashtu se nuk ekziston një term si “separatizëm islamik”, pasi vetë Isami nuk ushqen apo mbron ndonjë separatizëm. Pra, është një sajim spekullativ në vendin që ndryshe mund të konsiderohet si “atdheu i ateizmit, pasi Revolucioni Borgjez Francez ishte njëherësh dhe themelim i ateizmit botëror. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit