3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Franca: Nuk do të mbështesim zhvendosjen me forcë të njerëzve në Gaza

Më të lexuarat

“Në Rripin e Gazës jetojnë palestinezët. Qëllimi ynë është të sigurojmë që palestinezët të vazhdojnë të jetojnë në mënyrë të sigurt dhe nën kushte të mira këtu”, u shpreh përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, Nicolas de Riviere

Përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, Nicolas de Riviere, ka deklaruar se nuk do të mbështesin zhvendosjen me forcë të popullatës së Gazës, raporton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Anadolu se “Zyrtarët izraelitë së fundmi kanë bërë deklarata në cilësinë që mbështesin ‘migrimin vullnetar‘ të palestinezëve në Gaza. Cili është reagimi juaj në aspektin e përfaqësimit të Francës lidhur me migrimin e detyruar të palestinezëve?”, De Riviere, tha se “Në mënyrë të qartë Franca është kundër zhvendosjes me forcë të shoqërive”. Ai deklaroi se kjo është e vlefshme edhe në kuptimin e përgjithshëm edhe për Gazën.

“Nuk do të mbështesim zhvendosjen me forcë të njerëzve në Gaza. Në Rripin e Gazës jetojnë palestinezët. Qëllimi ynë është të sigurojmë që palestinezët të vazhdojnë të jetojnë në mënyrë të sigurt dhe nën kushte të mira këtu”, u shpreh De Riviere.

Duke theksuar se mendimet e tilla si largimi me detyrim i popullit palestinez nga Gaza dhe rikolonizimi janë “absurde”, De Riviere tha se “E rëndësishme është t‘i jepet fund operacionit ushtarak”.

Pasi vuri theksin se Izraeli mund të vazhdojnë të shënjestrojë objektivat ushtarake por tashmë duhet të heqë dorë nga shënjestrimi i civilëve, De Riviere bëri vlerësimin se “Populli palestinez duhet të jetojë i qetë në shtëpitë e tyre pa u bombarduar. Shkollat, spitalet nuk duhet të shënjestrohen”.

Ndërsa lidhur me pretendimet se Hamasi përdor popullatën civile dhe shkollat si mburojë, De Riviere tha se “Kjo është e drejtë, por nëse ka ndonjë dyshim, atëherë ajo shkollë nuk duhet të bombardohet”.

“Në Gaza ka 2 milionë civilë, jo 2 milionë terroristë”

Duke vënë theksin se ende nuk janë zbatuar rezolutat e miratuara në Këshillin e Sigurisë së OKB-së për ndihmat humanitare ndaj Gazës, De Riviere tha se “Çështja e ndihmave humanitare është një simptomë e luftës. Në thelb ne duhet të zgjidhim çështjet rrënjësore politike. Për të kaluar në hapin e ardhshëm ka nevojë për armëpushim të qëndrueshëm”.

De Riviere nënvizoi se duhet të mbrohen civilët dhe më tej u shpreh se “Në Gaza ka 2 milionë civilë, jo 2 milionë terroristë. Nuk ka problem në shënjestrimin e terroristëve, por civilët nuk mund të shënestrohen. Duhet të përfundojë bombardimi pa dallim”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit