20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

Rritet në 22.313 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më të lexuarat

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, janë vrarë 128 palestinezë ndërsa janë plagosur 261 të tjerë

Me 128 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 22.313 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet të cilat Izraeli vazhdon që prej 7 tetorit e deri më tani ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka informuar nëpërmjet një njoftimi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 89 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Në deklaratë thuhet se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, janë vrarë 128 palestinezë ndërsa janë plagosur 261 të tjerë.

Forcat izraelite kanë “kryer në 24 orët e fundit 10 masakra kundër familjeve palestineze në gjithë Rripin e Gazës”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit