3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Franca mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare, pasi prokurori kërkoi urdhër-arrest për Netanyahun e Izraelit

Më të lexuarat

Franca mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe ‘luftën kundër pandëshkueshmërisë’, u tha nga ministria e Jashtme franceze, pasi prokurori i gjykatës kërkoi një urdhër arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe të tjerë për krime të dyshuara lufte.

Të hënën, prokurori i ICC-së, Karim Khan tha se kishte kërkuar urdhra arrest për Netanyahun, shefin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe tre liderë të Hamasit, duke përfshirë shefin e saj, Yahya Sinwar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nëse lëshohen urdhër të tillë, anëtarët e gjykatës, e cila përfshin pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, mund të vihen në një pozitë të vështirë në aspektin diplomatik.

“Franca mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”, u tha nga ministria e Jashtme në një deklaratë të hënën.

Ndërsa presidenti i SHBA, Joe Biden e quajti hapin ligjor kundër zyrtarëve izraelitë “të egër”, ministria e Jashtme franceze mbajti një qëndrim tjetër.

Ripërsëriti dënimin e saj të ‘masakrave antisemite’ të Hamasit më 7 tetor, si dhe paralajmërimet e saj mbi shkeljet e mundshme të ligjit ndërkombëtar humanitar nga pushtimi i Izraelit në Rripin e Gazës.

“Për sa i përket Izraelit, do t’i takon dhomës së procedurës paraprake të gjykatës që të vendosë nëse do të lëshojë këto urdhër arreste, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga prokurori”, u tha ndër tjera nga ministria franceze. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit