Ai është një nga reperët shqiptarë, të cilin e ndjekin telashet gjithmonë nga pas, pasi është natyre rebele dhe shpesh bëhet objekt për policinë apo shtetin.
Por gjithashtu ai ka rrëfyer se është një predikues i fesë myslimane.
Bëhet fjalë për reperin e njohur Stresi, i cili së fundmi ka publikuar një fotografi, ku duket një grua myslimane që falet. Ajo është nëna e tij.
“Ajo falet e lutet çdo ditë, luv u mom”.- ka shkruar reperi krah fotografisë së publikuar në profilin personal të tij në rrjetet sociale.